Harta e Evropës zbulon se kush po lufton më mirë koronën, Kosova në të kuqen

Aktuale

Harta e Evropës zbulon se kush po lufton më mirë koronën, Kosova në të kuqen

Nga: D.G. Më: 7 tetor 2020 Në ora: 09:59
Harta e Evropës sipas rezultateve në luftimin e koronës

Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës ka publikuar një hartë të Evropës të ndarë në zona jeshile, portokalli të lehta, portokalli të errët dhe të kuqe. Nga të gjitha rajonet në Evropë, vetëm 11 sosh janë në të gjelbër.

Këta janë një rajon në Suedi, katër në Poloni, dy në Bullgari, dy në Itali (Marche dhe Kalabria) dhe dy në Kroaci, Istria dhe Varazhdini. Kosova, siç po shihet, është në të kuqen.

Belgjika nuk ka kufizime të udhëtimit, por, varësisht nga ngjyra, udhëtimi rekomandohet ose nuk rekomandohet, kthimi nga zonat e kuqe përfshin testimin dhe karantinën, dhe jo nga të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat