Anita Haradinaj reagon për rrahjen nga Ramushi

Aktuale

Anita Haradinaj reagon për rrahjen nga Ramushi

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 11:29
Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

Mbrëmë gazeta “Bota sot” raportoi se Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj ka reaguar Anita, e cila e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është shumë mirë dhe ka 17 vjet që është shumë mirë me Ramushin.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime më shumë a më pak, kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do të ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve por kjo e mbrëmshja ishte e pamundshme të injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulëta! Unë jam shumë mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat