14-vjeçarja nga Drenasi u dhunua me dijeni të nënës, flet avokati i të dyshuarit

Aktuale

14-vjeçarja nga Drenasi u dhunua me dijeni të nënës, flet avokati i të dyshuarit

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një vajzë rreth 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari.

Gazmend Halilaj, avokati i burrit që dyshohet se dhunoi vajzën. Ai tha se burri dhe gruaja janë të dy në paraburgim.                                                      

Ai madje tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë i dënuar nga Policia e Kosovës, madje nuk ka pasur as ndonjë kundërvajtje.

“Për klientin tim nuk ka asnjë provë. Për momentin është në paraburgim. Ai s’ka pasur asnjëherë dënime apo kundërvajtje në Polici”, tha Halilaj.

Express ka kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore, të cilët thanë se ekzaminimi mjeko-ligjor i vajzës është bërë më 1 tetor dhe i është dërguar Prokurorisë së Shtetit.

Burime brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj. Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore, por çifti i martuar kanë edhe fëmijë të tjerë.

Vajza e mitur aktualisht gjendet në strehimore, ndërsa po shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e tjerë të  gruas të merren nën përkujdesje të shtetit.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, se për cilat vepra penale po akuzohet i dyshuari, por nuk ka dhënë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat