Kryetari i kësaj partie politike mbështet fuqishëm Vlora Çitakun

Aktuale

Kryetari i kësaj partie politike mbështet fuqishëm Vlora Çitakun

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:14
Vlora Çitaku

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami ka përkrahur fuqishëm ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se, Çitaku është vlerë e çmueshme e Kosovës.

Sipas tij, kundërshtarët politik nuk kanë punë tjera, por të zhvlerësojnë punën e saj.

Ai thotë se Çitaku është ambasadore me kredibilitet.

Shkrimi i plotë:

Vlora Çitaku, vlerë e çmueshme e Kosovës!

Arrogantët mund të flasin, kundërshtaret politik natyrisht se nuk kanë punë tjetër, pos të zhvlerësojnë punën tuaj!

Flm për punën e juaj Vlora Çitaku, Ambasadore me kredibilitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat