“Mashtrues, i pa njerzillëk”, nuk la gjë pa i thënë Mustafës, por “zbulohet” se çfarë kishte bërë Vjosa Osmani kur kandidoi për kryeministre

Aktuale

“Mashtrues, i pa njerzillëk”, nuk la gjë pa i thënë Mustafës, por “zbulohet” se çfarë kishte bërë Vjosa Osmani kur kandidoi për kryeministre

Nga: N. H Më: 10 tetor 2020 Në ora: 11:23
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-nënkryetarja dhe ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre, e tani kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë e ka quajtur Isa Mustafën si person me tipare të mashtruesit, e pa njerëzillëk.

Osmani në një postim në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se Isa Mustafës i ka besuar si prindit të tij, por thotë se është braktisur gjatë rrugës.

Mirëpo, kthehemi një vit më parë. Ajo në momentin që kishte marrë edhe zyrtarisht kandidaturën për kryeministre të vendit, gjithçka kishte ndryshuar, sa i përket raporteve me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Madje, shumë postime që më parë i kishte bërë kundër Mustafës, ajo i kishte fshirë nga llogaria e saj. Dukej se raportet mes tyre ishin rregulluar përgjithmon. Mirëpo, kjo nuk zgjati më shumë se një vit, madje zgjati vetëm 6 muaj, dhe filluan përseri përplasjet.

Kujtojmë se nuk është hera e parë qe kryetarja e Kuvendit ka dalur kundër qëndrimeve të subjektit në të cilin bënë pjesë.

Në vitin 2016 ajo kishte shpërthyer me akuza në drejtim të kryetarit të LDK-së , Isa Mustafa.

Image
Vjosa Osmani “shkrihej” dikur pas Isa Mustafës.

Ajo kishte përmendur edhe rastin e votimit të presidentit Hashim Thaçi ku ai me anë të mimikave ‘frikësonte’ kryetarin e LDK-së.

“Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij. Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit”, kishte shkruar ajo në “Facebook”.

Image
Fotografi e realizuar gjatë negociatave me VV-në, Osmani dhe Mustafa me raporte të mira.

Ky është një prej postimeve, që Osmani e kishte fshirë, në momentin që ishte kandiduar për kryeministre nga radhët e LDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat