Pa i plotësuar këto dy kushte, nuk mund të ketë riformatim e as zgjedhje të reja

Aktuale

Pa i plotësuar këto dy kushte, nuk mund të ketë riformatim e as zgjedhje të reja

Nga: G.B Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:11
Faton Abdullahu

Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se Kosovës duhet sot dhe urgjentisht një subjekt politik, parti apo koalicion, i ri apo i reformuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai duhet të mund t'i bëjë të jetë përmbajtësisht pro- amerikane, partnere korrekte dhe profesionale e saj dhe ta përkrah pa hile luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pa i plotësuar këto dy kushte në të njëjtën kohë, janë të pamjaftueshme edhe riformatimi edhe zgjedhjet edhe vazhdimi kështu si jemi.

Postimi i tij i plotë:

Kosovës i duhet sot dhe urgjentisht një subjekt politik, parti apo koalicion, i ri apo i reformuar, i cili mund t‘i bind qytetarët e Kosovës se - në të njëjtën kohë mund t’i bëjë dy gjëra - 1. të jetë përmbajtësisht pro- amerikane, partnere korrekte dhe profesionale e saj dhe 2. ta përkrah pa hile luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pa i plotësuar këto dy kushte në të njëjtën kohë, janë të pamjaftueshme edhe riformatimi edhe zgjedhjet edhe vazhdimi kështu si jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat