Tërheqja e amerikanëve e vë në lëvizje Këshillin Prokurorial , dalin me plan 5 pikësh

Aktuale

Tërheqja e amerikanëve e vë në lëvizje Këshillin Prokurorial , dalin me plan 5 pikësh

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 15:53
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pas tërheqjes së ambasadës së ShBA’së nga monitorimi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të këshillit.

Në këtë mbledhje pika e vetme e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane.

Pas mbledhjes KPK ka dalur me disa përfundime sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të KPK’së dhe kryeprokurorëve.

“Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë;

2. Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas;

3.Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë;

4.Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre; 5.I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat