LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafës nga viti 2016 nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafës nga viti 2016 nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja

Nga: N. H Më: 11 tetor 2020 Në ora: 13:11
Isa Mustafa

U raportua se ish-kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë në punë.

Lajmin e kinse u konfirmua edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.

E, lidhur me këto pretendime, Universiteti i Prishtinës, përmes një komunikate për media ka demantuar këto raportime, duke thënë se që nga dhjetori i vitit 2016 nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë, raporton Bota sot.

“Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet mes të tjerave në kumtesë.

Ja komunikata e plotë nga UP-ja:

Reagim ndaj njoftimit për pagesën e prof. dr. Isa Mustafa nga ana e UP-së.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat