Haxhiu e quan Hotin asistent të Isa Mustafës, tregon pse është i përshtatshëm ai

Aktuale

Haxhiu e quan Hotin asistent të Isa Mustafës, tregon pse është i përshtatshëm ai

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2020 Në ora: 14:29
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i përshtatshëm për t'i bërë trysni për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Po ashtu, ajo në postimin e saj në Facebook, ka cekur se   Asociacionin e ka nënshkruar Isa Mustafa në vitin 2015.

“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t'ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t'ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t'i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të 'Zajednices' me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat