Trump: E kam mundur këtë virus kinez të çmendur

Aktuale

Trump: E kam mundur këtë virus kinez të çmendur

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:48
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mjekët e tij kanë konfirmuar se nuk është më i infektuar me COVID-19 dhe se nuk paraqet rrezik për transmetim tek të tjerët, teksa ka paralajmëruar se do t’u kthehet tubimeve për garën presidenciale.

Mjeku i Trumpit tha se ai është testuar dhe ka rezultuar se nuk është i infektuar e se nuk ka shenja të përsëritjes së virusit, derisa nuk ka konfirmuar konkretisht nëse Trumpi ka dalë negativ.

Pas tri ditëve që kishte kaluar në spital, Trumpi tha se ishte në gjendje të shkëlqyeshme, raporton Reuters.

“E kam mundur këtë virus kinez të çmendur dhe të tmerrshëm”, ka thënë ai duke shtuar se “duket se jam imun”.

Trump shpejton t’i kthehet fushatës zgjedhore pas mungesës një-javore për shkak se ishte infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat