Nesër votohet për Rimëkëmbjen Ekonomike, ky deputet thotë se i kanë siguruar 61 vota

Aktuale

Nesër votohet për Rimëkëmbjen Ekonomike, ky deputet thotë se i kanë siguruar 61 vota

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 19:49
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.

Deputeti i NISMA-s, Endrit Shala, u shpreh i bindur se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kalojë të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Shala deklaroi se koalicioni i ka 61 vota dhe deputetët do jenë prezent për votim.

“NISMA do ta votojë. Si koalicion qeverisës i kemi ba 61 vota me të cilat e kemi thirrë edhe mbledhjen e parlamentit edhe nesër të gjithë deputetët kanë me qenë aty dhe ka me u votu”, deklaroi Shala.

Deputeti i Nismës tha se pret që edhe deputetët e partive tjera ta mbështesin këtë projektligj.

“Ne besojmë që duke pasë nevojë, duke pasë parasyshë nevojat e qytetarëve atëherë besojmë që edhe deputetët e tjerë të partive tjera politike do ta votojnë projektligjin”, tha Shala.

Të hënën del në votim për herë të shtatë, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projetligj dështoi të votohej gjashtë herë në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat