Bedri Hamza tregon nëse PDK do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti

Aktuale

Bedri Hamza tregon nëse PDK do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 21:38
Bedri Hamza

Ka kohë që në media raportohet se PDK do të hyjë në koalicionin aktual qeverisës, pra do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti, gjithnjë duke ju referuar deklaratave të zyrtarëve të caktuar të kësaj partie.

Por shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka një vendim të tillë në organet drejtuese të partisë dhe asnjëherë deri më tani kjo çështje nuk është shtruar në tavolinë për të diskutuar.

“Nuk kemi diskutuar asnjëherë në strukturat e PDK-së për këtë çështje, as në Kryesi, as në Grupin Parlamentar. Realisht nuk kemi biseduar për një çështje të tillë. Ne po e shohim se vendi është në një bllokadë, vota na ka thënë që PDK është në opozite dhe e kemi pranuar këtë rol”, ka thënë Hamza.

Ai thotë se janë duke u marrë me reformat në parti, që ta ngritin sa më larë subjektin e tyre në zgjedhjet e reja dhe në të njëjtën kohë të eliminojnë gabimet që kanë bërë në të kaluarën që në zgjedhjet e ardhshme të jenë pretendenti kryesor për t’i fituar ato.

I pyetur nga Reporteri se a e kushtëzon PDK futjen në qeveri me marrjen e dy ministrive, ka thënë se nuk i sheh serioze raportimet e tilla.

“Nuk i marrë serioze, për mua s’është serioze që PDK do të jetë në qeveri dhe do t’i ketë dy ministri, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat