Kaq raste aktive me Koronavirus janë aktualisht në Kosovë

Aktuale

Kaq raste aktive me Koronavirus janë aktualisht në Kosovë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 23:44
Klinika Infektive

Që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë e deri më sot janë infektuar gjithsej 16.179 persona, teksa kanë vdekur 647.

Siç ka konfirmuar IKSHPK, numri i rasteve aktive aktualisht është 1197. Nga 13 marsi e deri më sot në vend nga virusi janë shëruar 14.335.

Komuna më e prekur përgjatë muajve, sa i përket numrit të infektimeve ka qenë ajo e Prishtinës.

Theksojmë se kohëve të fundit ka pasur ulje të rasteve, por që Ministri Armend Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë rritje te infektimeve sërish.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë, ndërsa janë identifikuar 49 persona të prekur nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat