Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike - COVID - 19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 10:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve në "Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. (Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të Komunës së Kllokotit, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendittë Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N302, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)   

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë. (Ministria e Drejtësisë, salla 914, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Kolegji AAB do të bëjë inaugurimin e Laboratorit të Psikologjisë Klinike për studentët dhe profesionistët e fushës së Psikologjisë. (Ambienetet e Kolegjit AAB, ora 15:00)

-Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat