Kryeministrit Hoti i kërkohet të pezulloj dialogun ose të largohet nga qeveria

Aktuale

Kryeministrit Hoti i kërkohet të pezulloj dialogun ose të largohet nga qeveria

Nga: H.O. Më: 12 tetor 2020 Në ora: 07:52
Avdullah Hoti

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një shkrim të tij dërguar redaksisë, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që të pezulloj dialogun ose në të kundërten të largohet nga qeveria.

Ky reagim i Maxharrajt vjen pasi u zbuluan 16 varreza masive në Serbi.

Ai ia ka përmendur kryeministrit Hoti edhe deklaratat kërcënuese të zyrtarëve serbë ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

KRYEMINISTËR, PEZULLOJE DIALOGUN OSE ZHDUKU NGA QEVERIA?!

Kryeministër pasi u zbuluan 16 varreza masive në Serbi pezulloje dialogun. Bëje këtë ose zhduku. Mos lejo që Serbia ta luaj lojën e djallit me kufomat e nanave, prindërve, motrave dhe vëllezërve tanë.

Kryeminstër është koha që edhe Kosova t’i venë kushte Serbisë. Derisa Serbia më plotë komoditet e pezulloi dialogun për gati dy vite për shkak të një takse të pëshurrtë, kurse tani po kërcënon përsëri me ndërprerjen e dialogut për shkak të Asociacionit në të cilin as se si Kosova nuk bën të lëshoi pe.

Por kohët e fundit po vërehet një rrëmujë nacionaliste, shtazarake e krerëve të Serbisë Vuçiq dhe Daçiq pinjon të Millosheviqit të cilët po luajnë me gjakun dhe nderin e shqiptarëve duke theksuar hapatazi para botes se Serbia nuk ka bërë krime në Kosovë dhe të cilat po mbesin pa ndonjë përgjegje të ashpër nga ana e krerëve shtetërorë të Kosovës.

Por, këto ditë kur në këtë dialog të pakuptimtë me Serbinë të cilin Hashim Thaçi na e la si kopil te dera dhe kur është hapur edhe çështja e të pagjeturve ,trupulaku dhe çetniku Ivica Daçiq doli hapur me kërcënime të të gjitha atyre serbëve që tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve nëpër Serbi, pasiqë këto ditë dolën në dritë faktet se në Serbi gjenden diku edhe 16 varreza masive siç deklaroi Çrdomir Jovanoviq dhe Nenad Çanak në një telvizion të Serbisë. Për këtë deklaratë shoveniste reagoi edhe Këshilli Evropës të cilën e dënoi ashpër ministri i atëhershëm i policisë së Serbisë Dushko Mihajloviç, deklaroi se i kemi gjetur edhe 16 varreza masive në Serbi, të cilat për shumë vite i fshehen nga opinioni i vetë dhe nga bota. Prandaj, në këtë drejtim nuk ka paqe me Serbinë derisa nuk zbulohet edhe varrii i fundit masiv atje.

Mu për këtë ky është një adut i fortë që të reagoi Kosova ashpër jo me fjalë por me vepra. Kryeministri Hoti nëse je vërtetë kryeministër duhet që të pezullojë dialogun me Serbinë deri në gjetjen dhe kallximin e këtyre 16 varreve masive të shqiptarëve. Pra,ky është një adutë me i fortë i Kosovës se sa ai i taksës dhe ky i fundit ku Serbia po kërcënohet me Asociacionin për të pezulluar dialogu. Pra, Kosova duhet të reagoi ashpër dhe menjëherë sa është ”hekuri i nxehtë” ta lajmeroi BE se i ndërpretë e pezullon dialogun me Serbinë deri në gjetjën e varrezave masive. Këtë duhet ta bëjë pa pardon edhe nëse kërcënohet bashkësia ndërkombëtare, sepse nuk duhet që Kosova gjithëherë të lëshoi pe, kurse Serbia jo. Këtë duhet ta bëjë Kosova sepse Serbia nuk mund ta mbajë pengë dialogun për shkak fshehjes se këtyre varreve masive nëpër Serbi që njëzetë vite.

Është detyrë e kryeministrit Hoti të veproi shpejtë dhe menjëherë ose nëse nuk je i zoti ta bësh këtë ik nga qeveria se nuk je aty sa për faqe e syret.

Pra, kryeministër populli kërkon nga ju të veproni, pezulloje dialogun deri në gjetjen e varrezave masive të shqiptarëve, ky është një kusht që do ta dridhë Serbinë gjenocidiale të turpërohet para botës për krimet e bëra ne Kosovë.

Pra, kryeministër bëje ose zhduku nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat