Berat Buzhala i del në mbrojtje Isa Mustafës

Aktuale

Berat Buzhala i del në mbrojtje Isa Mustafës

Nga: A.Zh Më: 12 tetor 2020 Në ora: 08:39
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas akuzave ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, se ai merr pagë nga Universiteti i Prishtinës prej vitit 2016, edhe pse nuk shkon në fakultet.

Mustafa mbrëmë e ka demantuar lajmin, duke e quajtur shpifje deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci. Ai ka kërkuar nga deputeti që t’i kërkojë falje publike.

Edhe Buzhala ka thënë se kjo ishte një “rrenë tipike propaganduese”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Mirëmëngjes të gjithëve, përveç atyre që rrejnë dhe shpifin në çdo status të tyre

Kundër kryetarit të LDK'së Isa Mustafa u lëshu një rrenë tipike propaganduese, qysh ai po merr pagë prej vitit 2016, edhe pse nuk po shkon në ligjërata. Qysh thonë, rrena ka udhëtuar deri në skajin e botës, kurse e vërteta hala nuk i ka mbathe këpucët. Aq mirë ishte e kurdisur sa gati e besova edhe unë.

Kur Universiteti e mohon një gjë të tillë, rrenci veç e kthen kokën në anën tjetër edhe e vazhdon jetën me rrenën e radhës, thu' qe është fabrikë e autorizuar për shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat