Selimi në takim me Faton Klinakun

Aktuale

Selimi në takim me Faton Klinakun

Nga: A.Z Më: 12 tetor 2020 Në ora: 11:34
Selim Selimi dhe Faton Klinaku

Ministri i drejtësisë, Selim Selimi, sot ka takuar Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakun, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ai më tej ka shtuar se temë kryesore ishte rreth zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e krerëve të OVL-së.

Postimi i plotë:

Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së.

Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat