Osmani e Gaxherri përplasen për cigare

Aktuale

Osmani e Gaxherri përplasen për cigare

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 13:38
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani janë përplasur shkak i pirjes së duhanit.

Pasi kryetarja Osmani kërkoi nga deputetët që të mos pijnë cigare në ambientet e Kuvendit, ka reaguar Gaxherri e cila ka kërkuar që të krijohet hapësirë për deputetët duhanpirës. Por një gjë e tillë u kundërshtua nga Osmani duke thënë se ligji i miratuar për duhanit e ndalon organizimin e një hapësire për pirje të duhanit brenda objektit.

Osmani: Deputetët po pijën duhan në Kuvend, po shkelin ligjin

“Një vërejte, të nderuar kolegë ju e dini që e kemi diskutuar çështjen e respektimit të duhanit një kohë të gjatë. Deputetët po vazhdojnë ta shkelin këtë ligj. Unë i kam shkruar ministritë së Shëndetësisë që inspektorati ta përcjellë vazhdimisht Kuvendin dhe t’i evidentojë dhe më pas edhe t’i dënoj me shuma të parapara me ligj. Për shkak se inspektorati është shumë i zënë në teren me pandeminë MSH ka propozuar që edhe ne ta kemi një komision të brendshëm i cili i evidenton këto shkelje. Në këto momente administrata është duke i evidentuar të gjithë deputetët që po i shkelin këtë ligj”, u deklarua Osmani.

Pas kësaj reagoi deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri duke i kërkuar Osmanit që të krijojnë hapësira për deputetë që pijën duhane, meqë siç thotë ajo nuk mund të dalin jashtë për një cigare. Po ashtu ajo Osmanit i tha se deputetja e PDK-së i dërgoi fotografi të deputetëve duke pirë cigare.

Gaxherri:“Unë fjalën e mora më shumë për vërejtjen tuaj që bërë për duhan pirjen e deputetëve, dhe pajtohem që deputetët duhet të respektojnë ligjin kundër duhanit. Por zonja kryetare unë jam njëra ndër ata që pijnë duhan dhe kërkoj që duhet tua siguroni hapësirën deputetëve sepse ne nuk mundemi të dalim jashtë për ta pirë një cigare. Duhet të na siguroni hapësirën për të pirë duhan. Nuk është e vërtetë që t’i solli administrata këto informata, t’i solli deputetja që nuk bërë i kurrfarë marifeti. Deputetja e PDK-së që t’i dërgoi foto dhe s’ka problem. Megjithatë deputetët kanë nevojë t’u sigurohen kushtet, qoftë parkingu, qoftë kushte elementare për punë, zyre e kështu me radhë”, deklaroi Gaxherri.

E Osmani reagoi kur Gaxherri tha se atë nuk e lajmëroi administrata por një deputet e PDK-së.

Osmani: Asnjë deputet e PDK-së nuk më dërgoi fotografi

“Asnjë deputet e PDK-së nuk më ka dërguar asnjë fotografi. Ato kontakte kush i keni me njëri tjetrin mund të jenë tuajat por mua askush fotografi nuk më ka dërguar. E dyta është një deputet tjetër që mua më njoftoi fillimisht dhe unë kërkova nga administrata që ta konfirmojë dhe vetëm pas konfirmimit të reagimit unë reagova. Ndërsa, ligji i cili është miratuar nga kuvend nuk parasheh hapësirë të brendshme të organizuar për duhan pirje. Nëse ne do ta organizonim një hapësirë të tillë brenda kuvendit do të biem ndesh me ligjin”, reagoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat