Driton Selmanaj: Unë flas për të pagjeturit Fitore Pacolli po qesh, mos qesh

Aktuale

Driton Selmanaj: Unë flas për të pagjeturit Fitore Pacolli po qesh, mos qesh

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 20:18
Driton Selmanaj

Zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka mohuar para deputetëve të ketë thënë se çështja e të pagjeturve është e konsumuar.

Selmanaj ka pohuar se ai ka thënë se është konsumuar instrumenti i raportimit.

“Kam thënë që tema e të pagjeturve ishte ezauru. Unë asnjë herë në vetën time nuk kam thënë që tema e të pagjeturve është ezauruar instrumenti i raportimit, dhe nuk mund të vij se është konsumuar instrumenti i raportimit”, tha Selmanaj.

Ai tha se ndërsa flitet për këtë çështje veç 7-8 deputetë të VV-së dhe PDK-së janë në sallë.

“7-8 deputetë të VV-së dhe 7-8 deputetë të PDK-ja janë në sallë, ku janë të tjerët. Tema është aq e rëndësishme, unë flas për të pagjeturit kjo qesh, Fitore Pacolli qesh, mos qesh kjo është shumë e ndijeshme”, tha Slemanaj.

Por nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci, tha se nuk është e vërtetë që janë veç 8 deputetë të Lëvizjes në sallë.

“Nuk janë 8, as 9, mos fol qysh nuk është. Deputetë të lëvizjes ka më shumë se LDK”, tha Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat