Selimi: Do t’i bëjmë të gjitha tentimet, që Grupi Kumanova të ekstradohet në Kosovë

Aktuale

Selimi: Do t’i bëjmë të gjitha tentimet, që Grupi Kumanova të ekstradohet në Kosovë

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 22:54
Selim Selimi

Vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit, dy vite më parë u ka shqiptuar burg të përjetshëm shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ndërsa të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg.

Ndërkohë vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se beson dhe shpreson që këta të burgosur, të kenë mundësi ta vuajnë dënimin në Kosovë.

“Me ta marrë detyrën, kam pasur takim me ish-ministren e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe kemi diskutu për këtë, tash është ministri i ri dhe mendoj që ka hapësirë juridike për transfer. Na duhet një marrëveshje me garantu kthimin e tyre. Shpresoj dhe besoj që instancat më të lartë të vendosin në favor”, ka thënë ai në Pressing.

Selimi shtoi tutje se ky është qëllim i tyre institucional.

“Shpresoj që vendimi i formës së prerë, çfarë do që të jetë, do të mundohemi për shkak të rehabilitimit të të burgosurve që ata t’i mbajmë këtu. Do t’i bëjmë të gjitha tentimet, njësoj që të veprohet siç u dakorduam me Italinë. Çdo person nga Kosova që potencialisht është i dënuar në Maqedoni të ekstradohet këtu dhe anasjelltas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat