Deputeti i AAK-së publikon fakte të reja nga rasti “Panda”, i drejtohet me një pyetje Vuçiqit

Aktuale

Deputeti i AAK-së publikon fakte të reja nga rasti “Panda”, i drejtohet me një pyetje Vuçiqit

Nga: M.H Më: 13 tetor 2020 Në ora: 09:51
Arkiv

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, në një shkrim në facebok ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që thotë se faktojnë krimet serbe në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Syla me publikimin e këtyre dokumentëve tregon rastin e vrasjës së gjatë të rinjve serbë në në kafiterinë "Panda" në Pejë, që propagandohej se është rasti I planifikuar nga Daut Haradinaj.

Ndër të tjera Syla ka një pyetje për Vuçiqin duke iu drejtuar që ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor dhe se mbajtët të pafajshmit në burgë pastaj I liruar, na trego cila është e vërteta?

Postimi i plotë

Cila është e vërteta për rastin "Panda" në Pejë z.Vuçiq?

Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që "drejtësia serbe" i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë "Panda" në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri).
Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat.

Na trego cila është e vërteta?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat