AAK tregon kandidatin për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

AAK tregon kandidatin për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e ardhshme

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:10
AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër.

Ka qenë vetë Ramosaj ai që e ka bërë të ditur këtë vendim.

“Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit
Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën” shkruan Ramosaj në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat