Një faqe e LDK-së publikon videon e Rifat Jasharit që ‘trondit’ Rexhep Selimin dhe Azem Sylën

Aktuale

Një faqe e LDK-së publikon videon e Rifat Jasharit që ‘trondit’ Rexhep Selimin dhe Azem Sylën

Nga: P.R Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:37
Rexep Selimi dhe Azem Syla

Një faqe në Facebook me emrin “LDK per Kosoven” ka publikuar një video, ku shihet vëllai i komandantit legjendar, Adem Jasharit, Rifati duke fol për paratë dhe armët që nuk iu dërguan kurrë gjatë luftës Adem Jasharit.

“Ndegjoni si Rexhep Selimi i ka keqperdorur parate e familjes se Adem Jasharit. Ndegjoni si tregon Baci Rifat Jashari per parate e VJEDHURA nga Rexhep Selimi i Levizjes Vetevendosje!”, thuhet në postimin e kësaj faqeje.

Por çfarë thotë Riftat Jashari në video? Ai hedhë akuza ndaj Azem Syles dhe Rexhep Selimit, të cilët sipas tij e dinë pse nuk iu dorëzuan armët Adem Jasharit, shkruan “Bota sot”.

“Unë për besë të zotit sot se njoh atë individ. Ai i ka pru ato, kanë shku këta, armët janë ble, ardh nuk janë. Këto mund ti din Azem Syla, Rexhep Selimi e shumë shumë tjerë që janë kon. Ti e di fort mirë qe je kon më Azemin aty dhe e kemi bo nifarë bisede n’dhomë teme. Ai thotë se ia kam qu Rexhepit, Rexhepi thotë diçka tjetër, por më në fund ato nuk kanë arrit. Ku janë mbetë kah janë shku mo nuk jam marr me atë punë se pashë që nuk ia vlen me hy në ato sene”, kishte thënë ndër tjerash Riftat Jashari në një intervistë të tij vite më parë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat