​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 13:29
Foto Ilustrim

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset data për seancën e re plenare. Në kryesi sërish për shqyrtim janë një mori projektligjesh dhe rezolutash që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur vendimmarrje.

Aty pritet të trajtohet sërish votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, tek përgatitjet për seancën e re plenare pritet të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat