Themeluesi i PDK-së sot aktiv në Vetëvendosje

Aktuale

Themeluesi i PDK-së sot aktiv në Vetëvendosje

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 15:27
Themelimi i PBDK-së, fillesa e Partisë Demokratike të Kosovës

Sabri Kiçmari i cili aktualisht është duke ushtruar aktivitetin e tij politik në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, ka qenë një prej themeluesve të Partisë për Bashkim Demokratik, parti nga e cila janë vendosur themelet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 1999, Sabri Kiçmari shihet në një fotografi bashkë me Bardhyl Mahmutin, Muhamet Mavrajn e disa të tjerë, në Prishtinë, kur kanë themeluar Partinë për Bashkim Demokratik, parti nga e cila është krijuar Partia Demokratike e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Një fotografi të tillë e ka publikuar Bedri Islami.

“Prishtine, korrik 1999!Themelimi i PBDK-se, fillesa e Partisë Demokratike te Kosoves”, ka shkruar Islami.

Sabri Kiçmari ishte bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje në gushtin e vitit 2019.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka thënë Kurti, duke e përshkruar Kiçmarin si “veprimtar i çështjes kombëtare për më shumë se një dekadë para se të bëhej përfaqësues politik i UÇK-së. Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, kishte shkruar Kurti në ditën kur Kiçmari kishte aderuar në partinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat