Njeriu i afërt i Agim Veliut: Vjosa Osmani po don me ia marrë shpirtin LDK-së

Aktuale

Njeriu i afërt i Agim Veliut: Vjosa Osmani po don me ia marrë shpirtin LDK-së

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:08
Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të MPB’së, Bajram Gecaj, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gecaj thotë se Osmani po do “t’ia marrë shpirtin LDK’së”, duke komentuar paraqitjet e fundit të saj nëpër medie pas përjashtimit nga pozitat drejtuese të partisë.

“Po thot: “shpirtin e vërtetë të LDK-së e përfaqësoi unë dhe shokët e mi” … e unë po them: “ja japë gishtin e ta merr dorën” … ama kjo edhe shpirtin po don me na marrë bre … e kanë provuar edhe tjerët, por lypi e s’i gjen kund!”, tha ai në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat