Kajtazi: Në kohën e UNMIK-ut, gjyqtarët, prokurorët dhe policët rekrutoheshin pa asnjë kriter

Aktuale

Kajtazi: Në kohën e UNMIK-ut, gjyqtarët, prokurorët dhe policët rekrutoheshin pa asnjë kriter

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 23:32
Fadil Kajtazi

Eksperti i Sigurisë Fadil Kajtazi, ka folur për gjendjen në sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Kajtazi tha se zgjidhja e lëndëve civile në gjykata mund të merr deri në 16 vjet.

“Ajo që kemi ndërhyrje në drejtësi është një fakt dhe këtij fakti nuk duhet ti shmangemi. E kam lexuar para dy vjetësh raportin e Avokatit të Popullit edhe aty thuhet se një lëndë civile për t’u zgjidhur në gjykatat tona kalon më së paku tetë vjet, mirëpo ka lëndë që mund të zgjasë deri në 16 vjet. 16 vite bëjnë gjysmë jetë të njeriut që nuk mund të zgjidhet një lëndë, por edhe sikur të zgjidhej ashtu siç duhej por ato zgjidhen të ndikuara”, tha Kajtazi.

Ai tha se baza e drejtësisë në Kosovë është hedhur gabim nga Misionin i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Sipas tij në atë kohë rekrutimi i policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë pa asnjë kriter nga UNMIK.

“Kjo është një e keqe e madhe. E dyta si është krijuar sistemi jonë i drejtësisë, si është krijuar sistemi jonë i policisë dhe sistemi në përgjithësi. Sistemi jonë shtetëror ka një shkarje e madhe për arsye se në fillim ne kemi pasur këtu UNMIK-un që ka rekrutuar njerëz në polici, prokurori dhe gjyqësi pa ndonjë kriter”.

“Unë kam pasur qasje se si po rekrutohen policia dhe prokurorët. Ai kriter ka qenë pa kurrëfar lloj kredibiliteti. Dhe dështimet në këto fusha e kanë dështimin pikërisht aty. Dhe në rekrutimin e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve kanë marrë pjesë një konglomerat i vendesh që janë përfaqësuar në UNMIK”.

“Çdo gjë që ndërtohet e ka bazën e vet. Mënyra se si është baza ndërtohet edhe godina. Dhe unë mund të flas me dëshmi shumë të mëdha se është vendosur një bazë e keqe. Në rekrutimin e këtyre strukturave kanë marrë pjesë  njerëz që nuk kanë sistem të drejtësisë së vet. Kanë marrë pjesë nga Afrika, nga Lindja, Azia. Ka qenë ndikimi se është bërë biznes nëpërmjet atyre që kanë asistent, përkthyes”, shtoi Kajtazi.

Eksperti i sigurisë theksoi se në këtë gjendje kontribuan edhe partitë e quajtura si krah i luftës.

Sipas tij askush nuk ka pasur mundësi të hyj në polici nëse nuk ka pasur qasje tek këto parti.

“Dhe ndikim shumë të madh ka pasur i ashtuquajtur krah i luftës ka pasur ndikim shumë të madh sepse nuk ke pasur mundësi të hysh në polici, pa pasur një derë tek partitë që thonin se janë krah i luftës. Dhe faktikisht këtë brum i trashëguan edhe partitë e tjera këtë se çfarë ka ndodhur. Dua të them se kjo i shkakton probleme të mëdha shtetit tonë. Sikur kjo të kishte qenë ndryshe sot nuk do t’i kishim Dhomat e Specializuar”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat