Arben Vitia mohon se po hetohet nga Prokuroria

Aktuale

Arben Vitia mohon se po hetohet nga Prokuroria

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:19
Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mohuar se është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tenderët e dyshimtë të dhënë gjatë pandemisë.

“Unë nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria”, ka thënë Vitia.

Ndonëse Prokuroria Themelore e Prishtinës dje e konfirmoi se ka nisur hetime për tenderët e dyshimtë të MSH-së që u dhanë gjatë kohës kur ky dikaster udhëhiqej nga Vitia, ish-ministri thotë se organi i akuzës po i heton tenderët që vetë ai i ka dërguar atje.

“Prokuroria po merret me hetimin e procedurave të prokurimit të të gjithë tenderëve që unë i kam dërguar për hetimin në Krimet Ekonomike, Autoritetin e Konkurrencës dhe Prokurorinë e Shtetit” tha ai.

“Të gjithë tenderët në të cilët kam menduar se është keqpërdorur detyra zyrtare i kam dërguar dokumentet për hetimin e tyre në maj vitit 2020 sa isha vet ministër” shtoi Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat