A e jep AAK-ja postin e presidentit nëse PDK-ja hyn në Qeveri? Flet nënkryetarja e kësaj partie

Aktuale

A e jep AAK-ja postin e presidentit nëse PDK-ja hyn në Qeveri? Flet nënkryetarja e kësaj partie

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 22:17
Ramush Haradinaj

Kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Hashim Thaçi, e partitë politike kanë filluar t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për president.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është propozuar që kandidat të jetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pasi që në këtë parti po thonë se Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të këtij posti.

Deputetja Time Kadrijaj tha se në rast se nuk ka bashkëpunim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit,  janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.

“Aleanca në çdo kohë ka thënë dhe po e përsëris ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por ju e dini se deri në muajin prill e kemi presidentin dhe shpresojmë që z. Thaçi mos ftohet nga Gjykata  Speciale në mënyrë që ai ta vazhdoj mandatin deri në fund, por nëse ftohet Aleanca është për dy variante të bashkëpunojmë të gjitha subjektet politike se kush do të jetë President i vendit, por jemi edhe për opsionin e dytë që të shkojmë në zgjedhje, ne jemi në teren po përgatitemi njëkohësish edhe për zgjedhje lokale”, tha ajo.

E pyetur se a pajtohet AAK-ja me kushtin e PDK-së, që për t’u futur në koalicionin Qeverisës t’ia japin  postin e presidentit, deputetja e AAK-së tha se një gjë e tillë duhet të diskutohet ndërmjet liderëve të partive politike.

“Aleanca e ka një kandidat, e kemi kryetarin e parisë z. Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe mendoj që për postin e presidentit nevojitet një president konsensual dhe z.Haradinaj i plotëson të gjitha këto kushte për të qenë, a hynë PDK në koalicion apo nuk hynë këto janë tema që diskutohet fillimisht në nivel liderëve dhe më pas për çdo vendim vendoset në Këshillin drejtues dhe me vota vendoset a jemi për me qëndruar me dalë apo me vazhduar me koalicion të zgjeruar. Mendoj se nevojitet një konsensus i gjithë spektrit në periudhën në të cilën gjendet Kosova”, tha ajo.

Ndërsa për mundësin e  largim nga koalicioni qeverisës në raste së krijohen probleme për zgjedhjen e presidentit, Kadria, tha se do ta diskutojnë në strukturat e partisë.

“Thash për të gjitha temat diskutohet në strukturat udhëheqëse të partisë dhe ashtu siç vendosin strukturat ashtu do të veprojmë edhe ne”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat