Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 08:19
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku sipas komunikatës për media nga LDK thuhet se Mustafa ka shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Tutje sipas komunikatës thuhet se Mustafa ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellët.

Mes tjerash Mustafa vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.

***

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa në selinë e partisë qw drejton ky i fundit.

Diplomati sllovak është në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Prishtinë ku sot pritet të përfundojë vizita e tij.

Lajçak të mërkurën ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, derisa ditën e parë të tij në Kosovë ai është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lajçak takon sot Mustafën

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët shtetëror. Lajçak po ashtu është duke u takuar edhe me liderët e partive politike.

Paraditen e së enjtes Lajçak do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat