Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

Aktuale

Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 10:00
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në intervistën ekskluzive në ABC News, për emisionin “Ballkan, foli për deklaratat e politikanëve serb, siç ishte ajo e Ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin apo e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç.

Për Kryeministrin e Kosovës, deklaratat e tilla politike, tregojnë se Serbia nuk e ka tejkaluar mentalitetin e vjetër, që vijon prej vitesh ka krijuar luftëra nga Sllovenia në Kosovë. Sipas Hotit, kjo konfirmon drojën e Kosovës, se arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve, është ende larg.

“Këshilla e Trump ishte e fokusuar në rritjen e standartit të jetës së qytetarëve në aspektin ekonomik, ti jepnim një shans marrëveshjes së  paqes duke hyrë në projekte infrastrukturore në mënyrë që spektri politikë të ecë më tej.

Ne jemi të gatshëm për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë por duhet të thënë se ajo që unë njoh dhe shoh, duke parë zhvillimet politike në Serbi, është vështirë që të përmbyllet së shpejti një marrëveshje me ta.

Mendoj se deklaratat e Vulinit, apo të Daçiç apo të tjera, konfirmojnë atë që ne druajmë, që përmbyllja e një marrëveshjeje Serbi-Kosovë vështirë të besohet se do të ndodhë së shpejti.

Ky mentalitet i figurave të larta të politikës në Serbi reflekton gjendjen aktuale, me sa duket politika atje nuk e ka tejkaluar mentalitetin e vjetër i cili ka krijuar luftëra nga Sllovenia deri në Kosovë”, deklaroi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat