Vjosës s’i bën përshtypje vizita e Lajçakut, ja ku po qëndron sot

Aktuale

Vjosës s’i bën përshtypje vizita e Lajçakut, ja ku po qëndron sot

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2020 Në ora: 13:35
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, sot po qëndron larg politikës.

Edhe pse në Kosovë po qëndron përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, Osmani nuk e ka aspak problem që të dal në malet e Dragashit.

Ajo ka postuar një fotografi nga një maje e lartë e maleve të Dragashit.

“Live nga Dragashi i bukur ⛰”, shkruan Vjosa në Facebook.

Ndryshe, Vjosa Osmani po e shfrytëzon këtë kohë për t’u relaksuar.

Ajo përveç postit të saj si kryetare e Kuvendit, nuk mbanë asnjë përgjegjësi tjetër politike.

Nga LDK-ja e larguan, ndërsa për një parti të re politike, si duket njëherë nuk po mendon.

Apo ndoshta edhe sondazhet që po bëhen në Kosovë ia kanë zbehur idenë e saj, pasi nuk janë të kënaqshme.

Sipas tyre dhe analistëve Vjosa është në pikëpyetje se a do ta kaloj pragun zgjedhor me një parti të re.

Mbetët të shihet e ardhmja e saj, e ndoshta edhe mund t’i bashkohet LVV-së?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat