Shoqëria civile i bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për financimin e subjekteve politike

Aktuale

Shoqëria civile i bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për financimin e subjekteve politike

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:25
Shoqëria civile

Në seancën e nesërme, Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë në lexim të parë projektligjin lidhur me financimin e subjekteve politike.

Shoqëria civile konsideron se versioni i projektligjit që është sjellë në Kuvend përbën një hap të madh në avancimin e transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike karshi publikut.

“Miratimi i këtij projektligji, që reflekton edhe opinionin e Komisionit të Venedikut, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e shoqërisë civile dhe e faktorit ndërkombëtar”.

“Si entitete që synojnë të qeverisin me qytetarët dhe vendin, subjektet politike duhet të demonstrojnë shembull të mirë të vetëqeverisjes, duke garantuar në radhë të parë që, financimi dhe shpenzimet e tyre bazohen në parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në një komunikatë të përbashkët për media të shqërisë civile.

Organizatat i kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos vonojnë votimin e këtij projektligji.

“Miratimi në lexim të parë do t’i hapë rrugë krijimit të grupit punues, puna e së cilit kërkojmë që të jetë e hapur dhe transparente, si dhe të garantojë përfshirjen e shoqërisë civile”.

Më poshtë i gjeni organizatat e shoqërisë civile:

Demokraci Plus (D+)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Lëvizja FOL

Organizata Çohu!

Ëestminster Foundation for Democracy (ËFD)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat