“Reklama” e kryeministrit Hoti, promovon ekipin e tij që nuk respekton masat ndaj koronavirusit

Aktuale

“Reklama” e kryeministrit Hoti, promovon ekipin e tij që nuk respekton masat ndaj koronavirusit

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:00
“Reklama” e kryeministrit Hoti, promovon ekipin e tij që nuk respekton masat ndaj koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi të stafit të tij, me ç’rast edhe ka lavdëruar punën e tyre.

“Vajzat dhe djemtë që i gjejë në zyrë në mëngjes në 7:30 dhe i lë në zyrë çdo mbrëmje. Mirënjohës ndaj secilit për punën me pasion dhe, sigurisht, për durimin ndaj kërkesave të mia të panumërta”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, ajo që bie në sy është se në fotografinë e publikuar nga i pari i ekzekutivit, shihet se asnjëri nga pjesëtarët e ekipit të tij s’i kanë respektuar masat anti-covid.

Në bazë të kësaj fotoje, shihet se përveç mos bartjes së maskës, një tjetër masë kryesore s’është përfillur nga ekipi i tij, ajo e distancës. E pikërisht, fotoja vije edhe në këtë kohë kur rastet ditore me virusin korona kanë filluar të rriten, e po ashtu janë paralajmëruar masa shtrënguese nga vetë kryeministri Hoti.

Për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sipas ligjit, të gjithë personat janë të obliguar t’i respektojnë masat, ndërkohë që për shkelësit janë paralajmëruar gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat