Ish-ushtaraku i UÇK-së ‘godet’ fortë Vjosa Osmanin, ky është paralajmërimi i tij

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së ‘godet’ fortë Vjosa Osmanin, ky është paralajmërimi i tij

Nga: P.R Më: 16 tetor 2020 Në ora: 10:10
Vjosa Osmani

Ish nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tash kryetare e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar formimin e një partie të re në Kosovë, pasi u përjashtua së fundi nga LDK.

Vjosa Osmani ka deklaruar për herë të parë se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me inciativën e saj.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Lista jonë”, tha mbrëmë Osmani.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ish ushtarakut të UÇK-së, Saim Tahirajt, njëherit edhe bashkëluftëtar i Sali Çekajt dhe anëtar i LDK-së.

“LDK, ishte , është dhe do mbetet vetëm një. Nuk ka dy LDK dhe nuk do ketë kurrë, sepse ajo lindi në një moment Historik si domosdoshmëri e kohës. Kjo ndodhë vetëm njëherë në Histori, nuk përsëritet më! Në ballë të sajë u vue elita intelektuale e kohës më në krye kryetarin Rugova, dhe drejtuan popullin për liri e pavarësi. Individët shkojnë dhe vijnë, nuk ka rëndësi sepse LDK mbetet përgjithmonë e madhe, siç ishte çdo herë”, shkruan Tahiraj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Osmani dhe ekipi i saj do të dështojnë shumë keq.

“Të gjithë ata /ato që mendojnë se mundë të formojnë një LDK të dytë, apo diçka të tillë me një emër tjetër, gabojnë shumë rëndë dhe që në fillim do të dështojnë keq! E provuan edhe disa të tjerë , madje emra të njohur në LDK por dështuan shumë keq! A thua, a nuk do jetë mësim i mjaftueshëm edhe për aktorët e rinjë me të njëjtin rol ? Disa aktorë të dobët të cilët dështuan në rolet e tyre paraprake, janë rishfaqur përsëri në skenën e tyre të vogël. Ata po përpiqen prapë me rolet e tyre të dobëta, ta shndërrojnë skenën në një tragji-komedi politike ku më së shumti do ta pësoj regjisori i tyre i ri. Këta nuk e kanë dertë për dështimin e tyre të radhës sepse janë mësuar në vazhdimësi me dështime! Qëllimi i tyre real është që regjisorin te fundosin, siç i fundosen të tjerët më përpara dhe i braktisen përfundimisht. Athua regjisori i ri a i njefë mirë këta aktorë dhe a e ka kuptuar qëllimin e tyre djallëzorë ? Sa më herët ti njohë dhe t’i kuptoj më mirë për regjisorin! Ndoshta pastaj nuk do të dali fare në skenën e vogël të dështimit të madh!”, ka shkruar Saim Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat