Kimete Berisha i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për Albin Kurtin

Aktuale

Kimete Berisha i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 16 tetor 2020 Në ora: 10:27
Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl dhe se do të ndihet i turpëruar edhe para fëmijëve të tij.

“Janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot. Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi Thaçi.

Por, opinionistja Kimete Berisha i është kundërpërgjigjur menjëherë Thaçit.

“Ti që kur hyre në politikë ishe aq nhallë, sa që me të pas zë një erë e lehtë në rrugë t'kish sjell si tornado, të kam parë...e tash Ti që je rritur me 'Srečni ljudi', po kërkon tradhtarë të artit dhe humorit, muzikës dhe vallëzimit”, shkruan ndër tjerash Berisha në postimin e saj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Çdo gjë mund të jetë rokenroll, President!

Atëherë kur Albini 'e ka dëgju' Bjello Dugmen, bendi këndonte edhe shqip,

e rrokte mandolinën,

i këndonte vajzës që e donte,

 e luste të vishej me fustanin më të bukur,

të dukej më e mira,

E këshillonte të kishte kujdes kur ta kapërcente kapixhikun, sepse mund ta griste fustanin...

Ishte i kujdesshëm djali i dashuruar.

Ti sot përulesh para varrezave, varr më varr, para politikanëve serbë që i quajnë ushtarët e UÇK-së 'terroristë',...

dhe kot s'të ndihmon çiftelia të jesh burrë i mirë.

Çiftelia nuk të ndihmon sot.

Se për neve si shtet është turp ta kemi një President që vetes ia lejon luksin të përqafohet me Putinin, kurse mendon se është vepër antikombëtare ta dëgjosh Tchaikovsky-n, ta lexosh Dostojevskin e Turgenjevin, t'i pëlqesh ata, sepse janë 'armiq' rusë.

Çfarë të keqe ka 'Marshi i fëmijëve siamez'.

Të kënaq 'Mesnata në Moskë'.

Armikun mos e lyp në muzikë.

Ti që kur hyre në politikë ishe aq nhallë, sa që me të pas zë një erë e lehtë në rrugë t'kish sjell si tornado, të kam parë...e tash Ti që je rritur me 'Srečni ljudi', po kërkon tradhtarë të artit dhe humorit, muzikës dhe vallëzimit.

Po më zhgënjen!

P.S. Jo një herë, më ka ndodhur disa herë që 'viktimat' e shkrimeve të mia, të 'dashunohen' në m'ua.

Një shkrimtar tashmë i ndjerë, i obsesionuar me shkrimin tim 'kundër' tij, më ka thënë:

'Shkrimi që më ka pëlqyer më së shumti në jetë, është Ai që e ke shkruar kundër meje'.

Pra, ndodh që armiku nuk i ka të gjitha të kqijat, artin mund ta ketë të mirë.

Kish mjaftu me pas lexu veç Maxim Gorkyn, për mos me lyp armikun gjithkund, edhe në notat muzikore.

Armiku i vetvetes sot je Ti, s'të ndihmon që Albini 'e ka' dëgjuar 'Bjelo Dugme'.

Edhe unë e kam dëgjuar 'Ako ima boga' dhe më ka shti me kajt, por s'më ka bërë tradhtare

Çdo gjë mund të jetë rokenroll, përveç teje President!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat