Vjosa Osmani: Besian Mustafën e kemi ministër për qejfi

Aktuale

Vjosa Osmani: Besian Mustafën e kemi ministër për qejfi

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 13:29
Vjosa Osmani dhe Besian Mustafa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e ka quajtur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa “ministër për qejfi”.

Këtë deklaratë Osmani e tha gjatë vazhdimit të fjalisë së ministrit Mustafa, i cili po sqarohej në Kuvedin e Kosovës për përkrahjen e sektorit të qumështit.

“Si rregull është koha e kufizume por e kemi ministër për qejfi dhe po ia vazhdojmë edhe për pak fjalën”, tha Osmani e cila edhe u falënderua nga ministri.

Deputeti i AAK-së Arbër Tolaj, ka kërkuar të dij nga ministri i Bujqësisë Besian Mustafa se cila është zgjidhja që pritet t’u bëhet qumështarëve.

Sipas tij, vaji i palmës në BE konsiderohet produrt i rrezikshëm për konsum dhe shkakton dëmtim te shëndeti i konsumatorëve.

“Përveç dëmeve shëndetësore që shkakton ky lloj vaji po i dëmton edhe ekonomikisht qumështarët të cilët e sigurojnë mbiejtesën nga shitja e qumëshitit”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë, Besian Musfata tha se BE e ka të rregulluar sasinë e dhe mënyrën e përdorimit të vajit të palmës.

Mustafa tha se sa i përket blegtorëve grumbulluesve dhe përpunuesve Qeveria e Kosovës tani ka ndërmarrë hapa konkretë me të cilët i ka dal krah këtij sektori për dyfishimin e subvencioneve për gjitha kulturat.

“Për blegtorët tanë ne si ministri sivjet do t’i paguajmë subvencionet dy herë për cilësinë e qumështit. Nga 6 në 12 cent për litër të klasës ekstra, 8 cent për klasën e parë dhe 4 cent për klasën e dytë. Do të paguajmë dy herë subvencione për krerë të gjedheve dhe bagëtive të imta dy herë nga 70 euro për krerë të lopëve dhe buallicave qumështore dhe dy herë nga 15 euro për dele dhe dhi”, tha Mustafa duke shtuar se po e përkrahin tërë sektorin e qumështit.

Anëtarë të qumështoreve të Kosovës kishin shprehur pakënaqësitë e tyre për mosshitjen e qumështit në shtator të këtij viti.

Të organizuar e me pankarta në duar ata kanë filluar ‘udhëtimin’ drejt ndërtesës së Qeverisë. Gjatë këtij rrugëtimi ata ishin penguar nga Policia. Në mes të zhurmës e pengimit nga Policia ata kanë derdhur 100 mijë litra qumësht, për të cilin thanë se “edhe ashtu nuk kanë ku ta shesin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat