Përgënjeshtrohet presidenti: “Ti zotëri Hashim Thaçi je dënuar me 10 vjet burg në mungesë, Adem Jashari u dënua me...”

Aktuale

Përgënjeshtrohet presidenti: “Ti zotëri Hashim Thaçi je dënuar me 10 vjet burg në mungesë, Adem Jashari u dënua me...”

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 13:12
Hashim Thaçi

Gazetari i cili ka ndjekur rastet gjyqësore para lufte dhe pas lufte, Agim Muhaxheri ka reaguar pas një deklarate të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte thënë se ai ishte i dënuar me 20 vite burgim.

Muhaxheri tregon në detaje për procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ku njëri prej të dënuarve me 20 vjet burg ishte edhe komandanti Adem Jashari së bashku me disa persona tjerë të akuzuar.

“Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook. 

Postimi i plotë i tij:

Ti zotëri Hashim Thaçi nuk je dënuar me 20, po me 10 vjet burg në mungesë

Hashim Thaçi, i akuzuar për krime të luftës, në emisionin Debat plus të Ermal Pandurit zbrazi mllefin ndaj Albin Kurtit, të cilin e nxori në taborin e Serbisë armike.

Hashimi tha: „Kur unë jam dënuar me 20 vjet burg, ai (Kurti) ka dëgjuar Bjelo dugmen…

Përse e përmend Bjelo dugmen ?

Atëbotë në gjykatore janë sjellur vetëm tre të akuzuar – Besim Rama, Idriz Asllani dhe Avni Nura.

Ky zotëri që s‘e ka mbajtur asnjë ditë burg në kohën e regjimit të Milosheviqit, rren për hava…

Si gazetar e kam ndjekur procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ndër ta i dënuar me 20 vjet burg ishte Adem Jashari dhe disa të akuzuar tjerë…

Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997.

Kija inatin Albin Kurtit, po hakun mos ia ha !

Mos gënje !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat