Familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në Gjermani

Aktuale

Familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në Gjermani

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 21:49
Pamje nga aksidenti

Nga Zvicra erdhi në Kosovë për vendosjen e dritareve në shtëpinë e re. Pasi që kreu punët për objektin që kishte nisur së ndërtuari para dy vjetësh, Zaim Krasniqi së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët , Florin 12-vjeçar dhe Fjonën 10-vjeçare e nipin Bleonin 18-vjeçar, u nis për në Zvicër.

Por, rreth 50 kiliometra pa mbërrirë në destinacion, atyre në Gjermani u ndodhi një aksident trafiku.

Atij nuk i mbijetoi Zaimi me djalin që vdiqën në vend dhe nipi që humbi jetën mëngjesin e së shtunës, ndërkohë bashkëshortja dhe vajza janë në tretman mjekësor.

Për këtë rast kanë folur familjarët e viktimave.

“Bashkëshortja e tij ka qenë me një spital të Zvicrës e cila është në gjendje trupore, ndërsa vajza me lëndime më të lehta”, ka thënë një prej familjarëve.

Meqë është në gjendje më të mirë shëndetësore, vogëlushja u ka dhënë detaje familjarëve se si ka ndodhur aksidenti.

“Vajza e vogël është shpreh pak se ka qenë një mot i ligë dhe kemi rrshit dikund, një ujë i madh u kanë sipas saj dhe veç kur e kanë pa një kamion përpara”, ka treguar ai.

Vikendi ka pamundësuar që familja e ngushë e tyre që jeton atje të nis procedurat për sjelljen e trupave në vendlindje.

“Pritet që ditën e hanë me fillu procedurat për kthimin e trupave në Kosovë, por nuk kemi detaje për kohën”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt si pasojë e aksidentit në Gjermani nga i cili mbetën të vdekur 3 anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi të Kosovës, megjithatë nuk është pjesë e familjes Krasniqi.

Të premten, policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi të Kosovës dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat