Joe Biden flet edhe një herë për shqiptarët, kjo është zgjidhja që do të bëjë për Kosovën si president

Aktuale

Joe Biden flet edhe një herë për shqiptarët, kjo është zgjidhja që do të bëjë për Kosovën si president

Nga: A.Zh Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:52
Joe Biden

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokratike Joe Biden, ka folur për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Biden ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës, ka treguar se çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë për të dyja vendet, përcjell Bota sot.

Në deklaratën e lëshuar bashkë me kandidaten për nënpresidente Kamala Harris, Biden ka theksuar se “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Poashtu, aty theksohet se Biden e kishte përkrahur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Kandidati për president, vazhdimisht kishte ngritur zërin në Kongresin amerikan ndaj agresionit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai ka kërkuar drejtësi për krimet serbe në Kosovë, përfshirë çështjen e të zhdukurve dhe ka treguar se vazhdimisht ka bërë presion ndaj Aleksandar Vuçiqit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Biden në deklaratën e tij, ka kritikuar presidentin aktual Donald Trump, duke e akuzuar atë për “politikë të pabalancuar” ndaj Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Ai është zotuar se do të punojë me Bashkimin Evropian, për të ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes mes të dyja vendeve, që do të respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe do të rezultojë me njohjen reciproke.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese - të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.

Biden ka thënë se do të përkrah edhe Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat