Geci tregon si i bëri presion të bijës për tu bërë deputete që t’i jepte një mesazh LDK’së

Aktuale

Geci tregon si i bëri presion të bijës për tu bërë deputete që t’i jepte një mesazh LDK’së

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:57
Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci ka folur rreth rrugëtimit të vajzës së tij Marigonës në politikë. Ajo aktualisht është deputete në Kuvendin e Kosovës

“E kam shti unë. Nuk muj me rrejt se ajo nuk ka dashtë. E kam shti në politikë. Ajo më ka thanë: “Babë nuk dua, politika është një profesion jo i mirë dhe shumë i vështirë në Kosovës dhe unë nuk dua”, tha Geci në emisionin “Tete a tete me Adelinën”.

“Faktikisht unë i kam bërë presion. Ajo u kanë shtatzënë dhe kur u bo Kuvendi i LDK’së u dashke ajo me hy për me marrë pjesë në zgjedhje. I thash burrit të saj: “merre ço në kuvend të nëndegës në fshat tëndin”. Më tha: “Po edhe një muaj ka me lind”. I thash, një orë e keni atë Kuvend, nuk është shumë’, shpjegon ai.

“Kur është mbajt Kuvendi i degës ajo sa pati lind. Tre ditë i ka pasur. Për me u zgjedh delegate e Kuvendit. Më tha: “Babë s’muj me shku”. I thash: Nana Rabë në ara më ka bi mua dhe është kthy prapë me korrë, po shko se sen s’bohet”, shpjegon Geci bisedën me të bijën.

“Ka shku në Kuvend dhe është zgjedh. Unë kam dashtë. Faktikisht ajo e do profesionin e vetë, e do shkencën”, theksoi ai.

E gjithë kjo sipas Gecit, u bë për t’i dhënë një mesazh LDK’së.

“Herën tjetër le të zgjedh ajo. Në dashtë me u bo le të bëhet, është çështje e saj. Unë kam dashtë me e bo për me iu tregu edhe LDK’së edhe Kosovës që unë hala e kam një mbështetje në elektoratin në Kosovë dhe kemi marrë diku 20 mijë vota. Për 1 muaj ditë i kam bërë 20 mijë km kerrit tim. Plus nga 10 mijë kilometra gjashtë kerre tjera. Kemi është fushatë të paparë”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat