Ministri Zemaj tregohet rigoroz, kështu ndërhyn Policia dhe Inspektorët nëpër kafenetë e Prishtinës të mbushura përplotë!

Aktuale

Ministri Zemaj tregohet rigoroz, kështu ndërhyn Policia dhe Inspektorët nëpër kafenetë e Prishtinës të mbushura përplotë!

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:25
Ministri Zemaj tregohet rigoroz, kështu ndërhyn Policia dhe Inspektorët nëpër kafenetë e Prishtinës të mbushura përplotë!

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid19 në vendin tonë, kanë bërë që Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët në terren të jenë më aktiv, kjo pas alarmit që dha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, për kujdes të shtuar.

Ministri Zemaj po menaxhon në mënyrën më të mirë situatën e krijuar, duke u treguar më rigoroz sa iu përket respektimit të masave mbrojtëse për koronavirus.

Edhe sonte, pjesëtarë të Policisë së Kosovës së bashku me inspektorë janë parë në terren, për të përcjellë më nga afër situatën.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pozitiv me Covid19 kanë rezultuar 148 persona.

Nga ana e tij, edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ditë më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e shtrëngimit të masave, kjo me qëllim që mos të rritet numri i të prekurve me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat