1 mijë e 485 raste aktive me virusin korona në Kosovë

Aktuale

1 mijë e 485 raste aktive me virusin korona në Kosovë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Javën e fundit është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 148 raste të reja, por është rritur edhe numri i testimeve.

Madje të shtunën u shënua një rekord testimesh, 1028 sosh.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16.754 nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14.617, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat