Profesori Kraki ka disa fjalë për Trump dhe Biden, ja kë e favorizon

Aktuale

Profesori Kraki ka disa fjalë për Trump dhe Biden, ja kë e favorizon

Nga: N. H Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:37
Joe Biden dhe Donald Trump

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka folur lidhur me zgjedhjet që priten të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në këtë postim të publikuar në profiling e tij shkruan se presidenti aktual Donald Trump, ka ardhur në postin që është tani aksidentalisht.

Madje, me ironi shkruan Kraki se ky është aksidenti më i madh demokratik nga Athina antike deri sot.

Kraki përmes këtij postimi tregon se e përkrah Biden për këto zgjedhje.

Kujtojmë se dita e zgjedhjeve në SHBA është e përcaktuar me ligjin amerikan, dhe është gjithmonë e martja e parë e muajit nëntor. Këtë vit ato do të mbahen më 3 nëntor.

Ja shkrimi i tij:

A guxoj unë me u deklaru për Joe Biden apo duhet ndonjë autorizim special?

Se si n’besë me ju tregu, unë Donaldin kurrë s’e kam pa si president por si aksident. Madje si aksidentin me te madh demokratik nga Athina antike deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat