“Njeriu të cilit i kemi telefonuar...”/Biden e përmendi në deklaratë, reagon Veton Surroi

Aktuale

“Njeriu të cilit i kemi telefonuar...”/Biden e përmendi në deklaratë, reagon Veton Surroi

Nga: A.Zh Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:27
Veton Surroi

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një deklaratë për shqiptarët, ku ka shprehur përkrahjen e tij.

Ai ka thënë se do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese - të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke.

Në një pikë të deklaratës, kandidati demokrat, përmend edhe publicistin Veton Surroi.

Lexo edhe: Joe Biden flet edhe një herë për shqiptarët, kjo është zgjidhja që do të bëjë për Kosovën si president

“Ai ka qenë njeriu, të cilit i kemi telefonuar në Washington edhe në fillim të viteve të 90-ta", thuhet në deklaratën e Biden.

Për këtë, ka reaguar edhe vet Surroi, në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Biden ishte një prej politikanëve të rrallë në Washington, që i kishte pritur dhe dëgjuar ekipin negociator për çështjen e lirisë e demokracisë së Kosovës, përcjell Bota sot.

Surroi ka theksuar se Biden si njeri i fjalës, e meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balancuar për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës dhe njohje reciproke.

“Joe Biden, një prej të rrallëve në Washington që në vitet e hershme '90-të na priste e dëgjonte, një prej të rrallëve që çështjen e lirisë e demokracisë në Kosovë e ish Jugosllavi e shndërroi së bashku me kolegët e tij , demokratë e republikanë, në kauzë të Kongresit e të SHBA-ve në tërësi. Në njeri konsistent dhe i fjalës meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balancuar e të drejtë për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të njohjes së ndërsjellë dhe me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës”, ka shkruar Veton Surroi./BS

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat