Ambasada e Kosovës në Berlin pranon raportin zyrtar për aksidentin ku vdiqën 3 persona nga Kosova

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Berlin pranon raportin zyrtar për aksidentin ku vdiqën 3 persona nga Kosova

Nga: A.Zh Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:37
Pamje nga aksidenti në Meerseburg

Ambasada e Kosovës në Berlin, ka njoftuar se sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin e Meerseburg, ku vdiqën tre shtetas të Zvicrës, me prejardhje nga Kosova.

Ambasada ka bërë të ditur se në aksident nuk kishte viktimë të katërt, siç ishte raportuar nga mediat dhe autoritetet gjermane filimisht, përcjell Bota sot.

Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen K., që humbi tre anëtarët e saj në ngjarjen tragjike.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka patur fare.

I njëjti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane.

Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen K., falenderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çkado që është nevoja.

Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat