Njeriu që u përball me “Kasapin e Ballkanit”: Biden apo Trump? Ky është personi që nuk e ndanë kurrë Kosovën me Amerikën

Aktuale

Njeriu që u përball me “Kasapin e Ballkanit”: Biden apo Trump? Ky është personi që nuk e ndanë kurrë Kosovën me Amerikën

Nga: N. H Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:13
Donald Trump dhe Joe Biden

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilat mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.

Loshi thotë se simpatia e Biden për Kosovën është e madhe, gjersa përmend edhe deklaratën e këtij të fundit për presidentin Thaçi.

Me tej, ish-mjeku i UÇK-së thekson se Joe Biden si lider me vlera të larta humane, është një urë e fuqishme që nuk e ndanë kurrë, Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Image
Liri Loshi

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË AMERIKË DHE SHQIPTARËT

Kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin George Uashingtoni i Kosovës, ai tregoi simpatinë e tij për popullin e Kosovës dhe përpjekjet e tij për pavarësi nga Serbia. Ai pra, tregoi se e njeh mjaftueshëm historinë e shqiptarëve dhe e di mirë se çfarë kuptimi ka çlirimi i tyre nga apartheidi serb. Epiteti që ai i bëri personit kishte mirëkuptim për vetë popullin shqiptar të Kosovës dhe jo me çdo kusht për personin që ai e ngriti mbi re.

Njerëzit si Joe Biden udhëheqën nga parimi i barabarësisë njerëzore, sipas sëcilit çdo individ e meriton lirnë dhe çdo popull e meriton pavarësinë. Pra mes nesh si shqiptarë, apo si popull i vogël dhe i shtypur gjatë dhe Joe Biden si lider me vlera të larta humane, është një urë e fuqishme që nuk na ndanë kurrë dhe jo një moment interesi, qoftë ai edhe historik për secilën palë. Një këso ure me shtylla parimesh njerëzore nuk mund ta ngrisë secili, sepse përveç vlerave humane dhe morale që lipset t’i ketë personi, është i domosdoshëm edhe vullneti i çeliktë për t’i hyrë punës dhe për t’i dalë mbanë asaj. Nuk është pra rastësi kur një simpati e rastit shndërrohet në emocion që mund të quhet emocioni i Joe Bidenit për shqiptarët dhe veçanërisht për Kosovën. Një emocion i tillë për Kosovën mungon tek konkurrenti tjetër për president, zoti Donald Trump.

Presidentit Trump nuk i bën përshtypje gjendja e një personi jashtë rrethit të tij, apo gjendja e një populli prej të cilit ai, apo vendi që ai drejton, nuk ka ndonjë përfitim material. Në emër të një ribërje të Amerikës si një shtet “përseri i mrekullueshëm”, presidenti aktual amerikan ka shkurtuar të gjitha ato vija buxhetore që ndihmojnë popujt tjerë për ta pasur një jetë më të mirë në shtetet ku ata jetojnë. Donald Trump, si një biznesmen i pangopur që është, platformën e biznesit të vet po e shtrinë edhe në drejtimin e shtetit të tij. Kjo platformë nuk sheh asnjë vlerë tjetër njerëzore, pos interesit ekonomik. Interes, interes dhe vetëm interes.

Një nga ndërmarrjet e Donald Trump është edhe tërheqja e trupave paqësore nga vendet ku ato me vite kanë luajtur rol kyq në sigurinë e shteteve dhe të njerëzve, duke parandaluar konfliktet e mundshme, apo duke imponuar zgjidhjet e tyre me forcën arbitrit më të fuqishëm në botë. Në këtë kontekst është edhe tërheqia e trupave amerikanë nga Gjermania, Iraku, Afganistani etj. Donald Trump do që shtetet tjera ta paguajnë Amerikën për sigurinë fizike dhe jo që Amerika të sigurojë paqen jashtë kufinjve të saj duke ndihmuar direkt të tjerët dhe së kendejmi, indirekt sigurinë e vet. Kjo është politika shkurtpamëse që tenton ta shndërrojë shtetin bukvalisht në një ndëmarrje profiti ekonomik, pa llogaritur për pasojat që mund t’i pësojë ekonomia amerikane në rast të konflikteve në pjesët tjera të botës, ku ky interes ekonomik amerikan shtrihet gjithandej.

Para disa ditësh u bë e ditur se talebanët e përkrahin Donald Trumpin për një mandat të ri për president të SHBA-ve. Motivi i përkrahjes është shumë indikativ dhe interesant. Talebanët janë të entuziazmuar me planin e Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe ata duan që kjo të ndodh sa më parë. Po motivi serb i përkrahjes së Trumpit cili është? Nuk duhet shumë mençuri për t’ia qëlluar se motivi serb është i njëjtë me motivin taleban. Serbet presin që në planin e tërheqjes së trupave amerikanë nga vatrat e krizave, Donald Trump t’i tërheq trupat edhe nga Kosova. Pavarësisht se një mundësi e tillë nuk është paralajmëriar deri më sot, është shumë e logjikshme që ajo të ndodh.

Në një situatë të tërheqies së trupave amerikane Kosova dhe populli i saj do të gjendeshin para një rreziku për një konflikt të ri me Serbinë. Pavarësinë e kemi fituar me Amerikën dhe pa praninë e saj ajo vihet në rrezik serioz. Pra, nëse talebanët dhe serbët mbështesin Donald Trumpin për tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani, përkatësisht Kosova, ne kemi arsye të fortë të mos e mbështesim atë për të njëjtin shkak.

Është çështje private e shqiptarëve me të drejtë vote në Amerikë që të votojnë për kandidatin e tyre më të preferuar, por është edhe e drejtë imja që zgjedhjet në Amerikë t’i shoh dhe shtjelloj në prizmin e interesit jetik të atdheut tim. Në këtë kontekst unë kam një këshillë miqësore për të gjithë votuesit shqiptarë në Amerikë. Nëse ata janë të orientuar ekskluzivisht kah interesi i shtetit ku jetojnë, mes Trump dhe Biden, ta zgjedhin më të mirin për Amerikën. Por, nëse Kosova është interesi i parë i tyre, siç është për shembull interesi im, unë preferoj që mes Trump dhe Biden të votohet për Biden, duke shpresuar se Biden është zgjedhja më e mirë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë amerikanët dhe botën në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat