Kryeministri Hoti përgëzon Asociacionin e Komunave të Kosovës

Aktuale

Kryeministri Hoti përgëzon Asociacionin e Komunave të Kosovës

Nga: A.Morina Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:20
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

"Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë", shkroi Hoti në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

E përgëzoj Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së.

Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avanuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat