Vjen reagimi i Mushkolajt pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Aktuale

Vjen reagimi i Mushkolajt pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Nga: A.Morina Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:03
Imer Mushkolaj

Të shtunën në mbrëmje është sulmuar vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi. Dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së Kajtazit. 

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe gazetari dhe analisti politik, Imer Mushkolaj i cili tha se ky veprim është i papranueshëm dhe i frikshëm.

"Mosndëshkueshmëria e krimit nga organet përkatëse trimëron të gjithë ata që zgjedhin të ndërmarrin të tilla veprime që rrezikojnë jetën e gazetarëve, si të Shkumbinit në këtë rast", tha Mushkolaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

I papranueshëm dhe i frikshëm sulmi me armë mbi veturën e gazetarit Shkumbin Kajtazi në Mitrovicë. Mosndëshkueshmëria e krimit nga organet përkatëse trimëron të gjithë ata që zgjedhin të ndërmarrin të tilla veprime që rrezikojnë jetën e gazetarëve, si të Shkumbinit në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat