Vjen edhe reagimi i Bahtirit, pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Aktuale

Vjen edhe reagimi i Bahtirit, pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Nga: A.Z Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:50
Agim Bahtiri


Kryetari i Mitrovisës , Agim Bahtiri, përmës një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje më rastin e sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ndaj gazetarit, Shkumbin Kajtazit, përcjell "Bota Sot".

Ai  ka shtuar se sulmi ndaj gazetarit është i papranueshëm, si kryetar i komunës apeloj te organet e drejtësise që këdo që ka gisht në sulm, t'ia japin dënimin e merituar

Postimi i plotë:

Sulmi me armë zjarri ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi është i papranueshëm dhe i denueshëm. Ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe nuk është sulm vetëm ndaj tij, por ndaj gjithë komunitetit të gazetarëve në punën e tyre fisnike që e bëjnë.

Si kryetar i komunës dhe si mitrovicas, e dënoj fuqishëm këtë akt të tmerrshëm. Apeloj te organet e rendit dhe të drejtësisë që këdo që e ka kryer dhe ka gisht në sulm, ta përballin me forcën e ligjit dhe t'i japin denimin e merituar.

Duke qenë se brenda pak muajsh është sulmi i dytë, pasi që herën e parë kanë tentuar t'ia djegin veturën, i lus që rastin ta trajtojnë me prioritet të lartë.
AB

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat